I zgjedhuri si asamblist nga VV-ja, Hysen Muzliukaj, është emëruar këshilltar në kabinetin e ministrit të Bujqësisë, Faton Peci.
Gazeta mëson se Muzliukaj ka marrë këtë pozitë nga dita e hënë.Ende nuk dihet nëse Muzliukaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e asamblistit.
Muzliukaj mori mjaft shumë vota në zgjedhjet e fundit, duke dalë një nga më të votuarit. Duhet kujtuar se Faton Peci i ka nga Mitrovica edhe zyrtarë të tjerë të kabinetit./Botapress.info/