Hyrën ilegalisht në territorin e Kosovës, policia ndalon pesë serbë në veri

Njësitet policore kanë raportuar për disa raste të kalimit ilegal të kufirit në veri të Kosovës.

Në Zernosek të Leposaviqit të dielën rreth orës 17:30, policia ka ndaluar një mashkull serb që dyshohet se ka kaluar kufirin ilegalisht. Rastin e ka marrë në shqyrtim prokurori, ndërsa rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Po ashtu, në fshatin Bubë të Zubin Potokut, rreth orës 19:30, janë ndaluar një veturë dhe një kamion me një mashkull dhe dy femra serbe që gjithashtu kanë kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti do të kalojë në procedurë të rregullt.

Një rast tjetër ka ndodhur në Bello Bërdo në Leposaviq, ku një mashkull kosovar është arrestuar për kalim ilegal të kufirit.

Policia e Kosovës vazhdon të angazhohet për mbajtjen e rendit dhe sigurisë në kufij.

Të tjera

Aktuale

Qindra vota të vjedhura në Malishevë: Prokuroria e Gjakovës nis hetimet

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka nisur

Aktuale

Ekskluzive: Ndalet edhe një tjetër anëtar i familjes Paçarizi

Gjatë aksionit të sotëm të Policisë

Aktuale

Kryeziu: Vetëm në një klasë në Prizren s’pati keqpërdorime me vota

Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, tha