Që 3 ditë, marrëveshja evropiane, të cilën kryeministri Albin Kurti u pajtua të nënshkruante, por jo edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është tema më e diskutuar në vend.
Në diskutimet mbi “pajtimin” e Kurtit e përmbajtjen e marrëveshjes, nuk mungojnë pasioni e zelli për të folur. Në media, në rrjete sociale, dhe në biseda të qytetarëve, e sot edhe në Kuvendin e Kosovës. Pra krejt e secili flasin e kuvendojnë për marrëveshjen evropiane.
Seanca e Kuvendit të Kosovës, e ftuar pas një mocioni procedural të LDK-së, u karakterizua me përplasje të shumta, ku ironikisht LDK dhe PDK e akuzuan Albin Kurtin për lëshime të mëdha ndaj Serbisë.
Në kritika ndaj Kryeministrit dhe marrëveshjes së tij të parë të madhe ishte më e përmbajtur vetëm AAK.
Qëndrimi nr.1: Albin Kurti
“Juve LDK-së dhe PDK-së, për marrëveshjet e mëparshme që i keni nënshkruar. Kur e kam pa se juve nuk jau niin, kur i kom pa marrëveshjet e mëparshme që ju i keni nënshkruar kom menu që nuk ja u nin, me pas ditë që jau ninë kaq shumë unë kisha thirrë konferencë të jashtëzakonshme prej aeroporti”, ka thënë kryeministri Albin Kurti.
Koment:
Hahaha, shumë e fortë. E ka humorin e mirë z.Kurti, nganjëherë. Dyqysh është pak e çuditshme që LDK-ja dhe PDK-ja po e kritikojnë Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin për lëshime të mëdha ndaj Serbisë. Historia e tyre nuk i lejon. Kur i dëgjoj këto kritika, e fitoj një përshtypje sikur po jetoj në një botë paralele.
Qëndrimi nr.2: Besnik Tahiri
“Normal që edhe ne e mbështesim me ardhë në ora 10:00, por kjo është një hajgare e madhe çka është duke ndodhur me këtë debat. Nuk e meritojnë qytetarët e Kosovës me u sjellë kështu, nuk e meriton një kryeministër me na lanë e pastaj me ardh në ora 10:00, se në ora 10:00 s’na kshyrë kërkush, se tanë e kshyrin Big Brother” – ka thënë shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri.
Komenti:
E tash cka të bëjmë z.Tahiri? T’i caktojmë seancat parlametare sipas orarit të Big Brother? Për më shumë, është e çuditshme se si z. Tahiri e krahason Kuvendin me një spektakël. Mos ndoshta në ndërdijën e z. Tahiri, deputetët performojnë pikërisht sikur pjesëmarrësit në BBVK dhe BBVA? Sigurisht, në vend të seancës së Kuvendit, edhe unë do ta shikoj Big Brotherin sot, disi edhe për t’ia konfirmuar z. Tahirit brengën e tij. 😛
Qëndrimi nr.3: Bekë Berisha
“Mu kryeministër më ke pëlqy atëherë kur ke demostru kundër Asociaiconit e Zajednicës si kancer… por po shihet se nuk është ajo kangë ma. “Ti je ardhë tu e luftu Asociacionin, po tash po na kamuflon pak me jo preambula, jo ligji, jo konventa jo kshtu…”– ka thënë deputeti Bekë Berisha në Kuvend.
Komenti:
Kritikë e mirë kjo ndaj Kurtit dhe ndaj marrëveshjes evropiane, më të cilën kryeministri, që dikur nuk donte t’ia dinte për kompromise, është pajtuar. Edhe ashtu, AAK ka më pak “mekate” se dy partitë tjera opozitare për dialogun dhe marrëveshjet në Bruksel dhe një kritikë e tillë i ka hije ta bëjë.
Postimi nr.4: Parim Olluri
“Mbrëmë Albini, sonte Luizi. Po na zhgenjejne yjet tanë kohën”, ka shkruar analisti Parim Olluri, pas publikimit të propozimit të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi.
Komenti:
Gabim e keni z.Olluri, sepse Kurti e Luizi nuk janë yje, por luaj. Unë jam Arta Avdiu dhe nuk e konfirmoj këtë postim të analistit Olluri.