Anëtarët e Komisionit Parlamentarë për Buxhet dhe Financa e kanë ftuar panelin përzgjedhës të anëtarëve të bordit për Fondit të Trustit të Kursimeve Pensionale, për të raportuar rreth mos zgjedhjes së anëtarëve të bordit të Trustit Pensional.
Sipas ligjit për përzgjedhjen e bordit të Trustit, kryesuesi i panelit për nisjen e procedurave për përzgjedhjen e anëtarëve të bordit të trustit është Guvenratori, anëtar të komisionit të tjera janë ministri i Financave dhe auditori i përgjithshëm. Sot gjatë mbledhjes së komisionit parlamentar për buxhet dhe financa u vë në pah se guvernatori Fehmi Mehmeti nuk i ka nisë procedurat për zgjedhjen e anëtarëve të këtij bordi me kohë.
24 vjetori i bombardimeve, SHBA: Përdorimi i forcës nga NATO ishte i nevojshëm dhe legjitim
Armend Muja, kryetar i komisionit për buxhet dhe financa ka kërkuar llogari nga guvernatori Mehmeti për vonesën e procedurave duke thënë që iu është dashur një vit që ti dërgoni e-mail auditorit dhe ministrisë së Financave që anëtarëve të bordit iu ka kaluar afati dhe se duhet të nisen procedurat e zgjedhjes.
Ani pse guvernatori Fehmi Mehmeti ka raportuar para anëtarëve të komisionit se për procedurat e përzgjedhjes së anëtarëve të bordit e ka ftuar komisionin përkatës, gjë e cila në këtë mbledhje është hedhur poshtë nga Auditorja e Përgjithshme Vlora Spanca e cila tha se nuk ka pranuar asnjë ftesë nga guvernatori.
“Sa i përket ftesave që guvernatori i ka dërguar tek komisioni , guvernatori ka deklaruar se i ka dërguar tri ftesa për takim e që sipas mendimit tim edhe për aq sa kam edhe informata edhe dëshmi imelli i cili është dërguar me 14 mars 2022 nuk është pranuar asnjë herë nga unë tek unë . Unë nuk kam pranuar asnjë imell për tu takuar”, ka deklaruar Spanca.
Avdullah Hoti, anëtar i komisionit për buxhet, ka kërkuar llogari për humbjet e miliona eurove.
“Ju të tretë se di si do të mund të vazhdoni më tutje në pozitat e juaja a e dini që jeni përgjegjës për humbjen e dhjetëra miliona në trust. Kjo punë nuk do të mbaroj me kaq me një diskutim në komision dhjetëra miliona euro investime të trustit ndikohen për shkak që nuk e keni kryer detyrën e juaj. Arsyet na tregoni tash. Edhe kjo punë nuk mbaron me kaq në komision nëse dhjetëra miliona euro investime të trustit ndikohen për shkak të mos veprimeve të juaja.
Hekuran Murati ministër i financave dhe transfereve, ka raportuar në komision për këtë çështje duke thënë se nuk po dëshiron të hy në detaje.
“Po konkursi është shpall me datën 25 është autorizua Fondi pensional me u shpall konkursi për anëtarët e bordit të trustit. Megjithatë në pyetjen e Hotit që a kemi qenë të pajtimit , unë nuk mund ta them se nuk e kam pranuar konkursin para se të shpallet. Pra ne jemi njofto kur është mbyll konkursi që këta janë kandidatë dhe në atë moment unë kamë kërkua detaje kur është shpall konkursi cilat kanë qenë mediumet në mënyrë që të arrihet masivizimi dhe të ketë mjaftueshëm e njoftimit që të ketë edhe cilësinë e kandidatëve. Rreth 47 kandidatë që kanë qenë 26 janë ndërkombëtare të cilët kanë për një pozitë me përvojë ndërkombëtare se paku kurse 21 vendor nga të cilët 6 janë aktual pra kemi të bëjmë me vetëm 15 anëtar të rinj. Për këtë arsye unë kamë kërkuar informata shtesë dhe të njëjta pyetje i ka bërë edhe ekipi britanik”, tha Murati.
Ai po ashtu e ka kritikuar Hotin për deklarimet që mjetet janë duke humbur.
“Një gjë që eshët shqetësuese është deklarata janë deklarata publike që janë bërë specifikisht nga disa deputet që trusti po humb ose ka humbje ditore për shkak se gjoja ministri i financave , guvernatori, auditori e paskan lënë pa bord. Kjo nuk qëndron, ju po flisni për luhatje ditore është jo serioze që për gjërat që nuk e keni njohurin e mjaftueshme të bëni konstatime të tilla dhe të shkaktoni shqetësim apo panik tek qytetarët. sepse aktualisht teksa po flasim performanca e fondit pensional është 1 për qind më pak se sa përfundimi i vitit të kaluar”, tha Murati.
Ndërsa, Hoti i ka thënë Muratit që shumë shpejt do ti bëjë publike mjetet e investuara të trustit se ku janë të investuara edhe do ti bëjë publike edhe investimet në ato banak që kanë falimentuar./Botapress.info/