Një person në Fushë Kosovë ka humbur jetën, pasi që ka rënë nga lartësia në hapësiren ku ishte paraparë të vendosej ashensori, pasi që ndërtesa ishte në ndërtim e sipër.
Zëvendëskomandanti i Brigadës së Zjarrfikësve, Abdusamed Shkodra ka thënë për “Indeksonline” se ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë tërhequr trupin nga puseta, ku kishte rënë personi.
“Ne 13:47 minuta keni pranuar një informatë dhe ekipet kanë dalë në vendin e ngjarjes. Një person ka rënë nga lartësia në një pusetë. Ai ishte vend i paraparë për ashensor, pasi që ndërtesa është në ndertim e sipër dhe ashensori ende nuk është vendosur. Zjarrfikësit e kanë tërhequr personin nga thellësia ku ka rënë“, tha ai.
Rasti për Indeksonline është konfirmuar dhe nga Policia e Kosovës. Zëdhënësja e policisë së Kosovës Flora Ahmeti ka thënë se viktima është një 77 vjeçar dhe se rasti është duke u hetuar nga njësitët kompetente.
“Sot në stacionin policor të Fushë- Kosovës, është iniciuar një rast Hetim mbi vdekje. Rasti ka ndodhë në rrugën Agron Rrahmani në Uglarë, ku ka humbur jetën viktima mashkull, 77 vjeç. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë”, ka thënë Ahmeti. .



Të tjera
Aktuale
E trishtë: Ky është viktimë e aksidentit të rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”
Një aksident i rëndë ka ndodhur
Lajme
Bie interneti në të gjithë botën, disa website ndalojnë së funksionuari
Disa pjesë të internetit duket se
Lajme Opinione
Buzhala: A po flirtojne Hamza e Kurti?
Bedri Hamza, kryetari i ri i