Naim Jakaj, hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), duke folur për vendimin e Qeverisë në detyrë për pagën e 13-të në sektorin publik, tha se forma në të cilën është marrë ky vendim, është e paligjshme.
“Në formën siç është vendos është sërish e paligjshme, sepse nuk i ndjek fillimisht parimet e ligjshmërisë, e pastaj të qeverisjes së mirë”, tha Jakaj.
Jakaj tha se reforma në administratën publike ishte bërë duke ndjekur disa parime: duke pasur përfshirje të grupeve të caktuara në ligjbërje, të mos ketë arbitraritet në përcaktim të pagave në kohë të fushatës zgjedhore dhe që paga të rritet në raport me rritjen ekonomike. Kriter tjetër, tha se ka qenë që paga të lidhet me vlerën e koeficientit.
Jakaj tha se kundërligjshmëria nuk është prodhuar vetëm tash, por edhe në vitin 2024 lidhur me rritjen e koeficientit të pagës.
Çështja e pagës së 13-të, hulumtuesi tha se do duhej të rregullohet përmes Ligjit për Pagat në Sektorin Publik. Tha se nuk ka pasur konsultime publike në mënyrë që të vendoset për pagën e 13-të. /BetimipërDrejtësi



Të tjera
Aktuale
S’ka sinjale për formimin e institucioneve!
Ndërsa vendi po përballet me krizë
Lajme
Hashim Thaçi i qeshur në imazhin e fundit të ndarë nga djali i tij
Endrit Thaçi ka publikuar në llogarinë
Aktuale
Vetëdorëzohet në polici, i dyshuari për tentim vrasjen e javës së kaluar në Prishtinë
Është vetëdorëzuar në stacion policor i