Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, se do ta rinisin dialogun me Serbinë. Ai tha se Kurti me këtë vendim e ka përmbysur trashëgimin e tij politike kundër negociatave Kosovë-Serbi, shkruan Gazeta Botapress.
Më tutje Hoxhaj tha se Kurti e ka rinisur dialogun në Bruksel pa vendosur reciprocitet me Serbinë dhe pa pasur strategji apo platformë për dialogun.
“Me konfirmimin e tij për rinisje të dialogut me Serbinë, Albin Kurti sot e përmbysi gjithë trashëgiminë e tij politike kundër negociatave Kosovë-Serbi. Kurti rinisi dialogun në Bruksel pa vendosur reciprocitet me Serbinë dhe pa një platformë apo strategji”, thuhet në postimin e tij.
Ndër të tjera Hoxhaj tha se Kurti ka rënë dakord që të hyjë në negociata për Autonomi për serbët e Kosovës.
“Nga Jo Negociata – Vetëvendosje, Kurti ra dakord në Bruksel që të hyjë në Negociata për Autonomi për serbët në Kosovë dhe të zhbëjë planin Ahtisaari që mundësoi pavarësinë e Republikës së Kosovës”, thuhet më tutje në postimin e Hoxhajt.
Postimi i plotë:
Me konfirmimin e tij për rinisje të dialogut me Serbinë, Albin Kurti sot e përmbysi gjithë trashëgiminë e tij politike kundër negociatave Kosovë-Serbi.
Kurti rinisi dialogun në Bruksel pa vendosur reciprocitet me Serbinë dhe pa një platformë apo strategji.
Nga Jo Negociata – Vetëvendosje, Kurti ra dakord në Bruksel që të hyjë në Negociata për Autonomi për serbët në Kosovë dhe të zhbëjë planin Ahtisaari që mundësoi pavarësinë e Republikës së Kosovës.
PDK si parti shtetformuese do të kundërshtojë çdo ide që synon zhbërjen e shtetit të Kosovës dhe përmbysjen e rendit kushtetues. Në Bruksel, duhet të ketë dialog vetëm për njohjen reciproke, asgjë tjetër.