Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike në vend, duke paralajmëruar se Kosova po hyn në një moment vendimtar për demokracinë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka deklaruar se vendi nuk po hyn në një proces normal politik dhe zgjedhor, por në një betejë që sipas tij është vendimtare për të ardhmen e demokracisë në Kosovë.
Sipas Hoxhajt, për vite me radhë institucionet demokratike janë dobësuar dhe shteti është përballur me procese që, sipas tij, kanë çuar drejt autoritarizmit.
Ai ka akuzuar koalicionin e vitit 2021 të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani, duke thënë se veprimet dhe vendimet e tyre politike kanë synuar “çmontimin e demokracisë dhe vendosjen e autoritarizmit” në vend.
Hoxhaj ka pretenduar gjithashtu se dështimi për zgjedhjen e presidentit nuk ishte rastësor, por i planifikuar.
“Dështimi i zgjedhjes së Presidentit ishte i planifikuar dhe i qëllimshëm, duke e lënë vendin që nga 5 marsi pa President dhe që nga 9 shkurti 2025 pa një Kuvend funksional”, ka shkruar ai.
Hoxhaj u ka bërë thirrje qytetarëve që të mbrojnë institucionet dhe Kushtetutën, duke theksuar se dobësimi i demokracisë, sipas tij, rrezikon edhe vetë shtetin dhe liritë e qytetarëve.



Të tjera
Lajme
Presidenca reagon pas akuzave të Kurtit ndaj Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit
Learta Hollaj nga presidenca, ka thënë
Aktuale
BE thotë se i sheh me “keqardhje” zhvillimet e fundit politike në Kosovë
Bashkimi Evropian është deklaruar lidhur me
Aktuale
Dokument: Ky është dekreti i Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit
Presidentja Vjosa Osmani sot nënshkroi dekretin