Presidentja Vjosa Osmani sot nënshkroi dekretin për shpërndarjen e Kuvendit pasi ai dështoi të zgjidhte Presidentin e ri brenda afatit.
Këtë dekret e konsideroi jokushtetues kryeministri Albin Kurti, i cili njoftoi se është duke u dërguar në Gjykatën Kushtetuese për kontestim.
Ndërkaq, partitë tjerë opozitare e kanë mirëpritur këtë vendim të presidentes, por thanë se do të respektojnë çfarëdo vendimi që nxjerr Kushtetuesja për ankesat e dërguara në lidhjen me zgjedhjen e presidentit.
Më poshtë teksti i dekretit:
Presidentja e Republikës së Kosovës, në mbështetje të nenit 86 (2) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, i cili përcakton se zgjedhja e Presidentit të Republikës së Kosovës duhet të bëhet jo më vonë se tridhjetë (30) ditë para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual, ndërlidhur me nenin 82 (1.3) të Kushtetutës, si dhe duke u bazuar në nenin 84 (4) të Kushtetutës, nenin 6 të Ligjit Nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës dhe nenin 4 (4) të Rregullores (P) Nr. 02/2022 për Organizimin dhe Funksionimin e Presidencës (30.12.2022), nxjerr:
DEKRET
Shpërndahet Legjislatura e Dhjetë (X) e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Ky dekret hyn në fuqi në datën e nënshkrimit.




Të tjera
Aktuale
Kryeministri Kurti i bën përmbledhje vizitës në Londër
Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin
Aktuale
Gjykata e Apelit e kthen në rigjykim rastin “Brezovica I”
Është kthyer në rigjykim nga Apeli
Aktuale
Djali i Agim Ramadanit: Sakrifica e dëshmorëve të mos zbehet, Kosova ka nevojë për unitet
Jeton Ramadani, djali i heroit të