Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka komentuar premtimet që i bënte Kurti në fushatë.Hoxhaj në ‘Facebook’, ka thënë se Kurti premtonte Makro-Shengenin shqiptar, e që sipas tij, tani raportet me shqipërinë janë më të ftohta se kurr.
“Makro-Shengen shqiptar, që do të bënte të mundur bashkëpunimin në mes të Kosovës dhe Shqipërisë me shpejtësi të re – premtonte Albin Kurti në fushatë. Sot, si kryeministër, Shqipëria është më larg se kurrë, raportet më të ftohura se asnjëherë më parë, ndërsa energjitë, vizionin dhe Qeverinë e ka vënë në funksion të krijimit të Jugosllavisë së Re duke e bërë Kosovën pjesë të Minishengenit. Gjashtë shtete – një vizë, apo Jugosllavia e Re, është dhurata dhe lëshimi i parë që Albin Kurti ia bëri Serbisë. E kam pritur dezertimin e Kurtit, por jo kaq shpejtë dhe jo kaq paturpësisht. Cila do të jetë dhurata e radhës për Serbinë, Albin?”, ka shkruar ai.