Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka rikujtuar se sot janë bërë dy vjet prej që Kosova s’ka asnjë njohje dhe asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare.
Hoxhaj ka thënë se për dy vite Kosova s’ka nënshkruar asnjë marrëveshje me BE-në dhe se politika e jashtme është në rënie të lirë.
Reagon SBASHK: Kurti në Podujevë dhe një numër i vogël prindërish po tentojnë ta thyejnë grevën
“Sot, Kosova bëri dy vjet pa asnjë njohje, asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare, asnjë partneritet bilateral, asnjë marrëveshje me BE-në! Kjo është politika e jashtme e rënies së lirë”, ka shkruar ai.
Kosova njohjen e fundit e ka pranuar nga shteti i Izraelit më 4 shtator 2020, me ndërmjetësimin e SHBA-së dhe nënshkrimin e marrëveshjes së Washingtonit në Shtëpinë e Bardhë.