Ditëve të fundit janë djegur disa vetura me targa RKS në Veri, dhe për këtë ka reaguar edhe ambasadori amerikan në vend, Jef Hovenier.
Ai më një postim në rrjetin social Facebook, ka thënë se shteti i tij dënon aktetk kriminale që ndodhin në veri të Kosovës.
Hovenier tha po ashtu se Qeveria e Kosovës duhet të u ofroj siguri dhe mbrojtje qytetarëve të sajë.
“SHBA vazhdimisht ka dënuar djegien kriminale të automjeteve në veri të Kosovës. Qeveria e Kosovës ka përgjegjësinë për të mbrojtur qytetarët e saj dhe për të siguruar përgjegjshmëri për këto vepra penale”, ka shkruar ai në Twitter.
Po ashtu sot ka reaguar edhe ambasadori gjerman Joern Rohde.
Ambasadori Rohde, i ka reaguar direkt Listës Serbe i shqetësuar me faktin se përse këta të fundit nuk e kanë dënuar djegien e tetë veturave të serbëve lokal, të regjistruara me targa RKS, të cilat janë djegur në tre ditët e fundit në veri të vendit.
Përmes një postimi në Twitter, Rohde ka thënë se të gjithë duhet të jemi bashkë në dënimin e këtyre veprimeve.
”Pse? Është shumë shqetësues fakti që Lista Serbe nuk i ka dënuar djegien e veturave të qytetarëve. Të gjithë duhet të jemi bashkë në dënimin e këtyre veprimeve”, ka shkruar ai.
Përkundrazi, Lista Serbe jo vetëm që nuk i ka dënuar këto akte por madje edhe kanë kërcënuar me ”kryengritje të përgjithshme” në rast se nuk lirohet Milovan Bozovic.
Bozovic është serbi i arrestuar i cili dyshohet për sulme ndaj zyrtarëve policorë të Kosovës si dhe djegien e veturave të serbëve të cilët i kanë shndërruar targat e tyre në RKS./Botapress.info/