Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, në një intervistë për Klan Kosova, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjet që kanë nënshkruar përmes procesit të dialogut.
“Besojmë që do t’i shpëtojmë”: Mjekët flasin për gjendjen e shtatzënës që u aksidentua mbrëmë
Hovenier tha se kjo përfshinë edhe përparimin drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Kreu i ambasadës së ShBA-së në Kosovë u shpreh se e mbështesin dialogun e lehtësuar nga BE-ja, teksa shtoi se “jemi të inkurajuar që edhe Serbia edhe Kosova e kanë pranuar në parim propozimin e BE-së”.
“Ne mbështesim fuqimisht propozimin e BE-së që është në tryezë. Pritshmëria jonë është që të dy liderët ta çojnë përpara këtë propozim në takimin e tyre të ardhshëm”.
“Nëpërmjet dialogut, Serbia dhe Kosova duhet të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Ne besojmë se marrëdhëniet e normalizuara duhet të përqendrohen në njohjen eventuale reciproke. Progresi në dialog do të hapë derën e Integrimit Evropian dhe është thelbësor për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, tha Hovenier
Më tej, Hovenier tha se i inkurajon fuqishëm serbët e Kosovës që të kthehen sa më shpejt në institucionet e Kosovës për të përmirësuar sigurinë dhe stabilitetin për të gjithë qytetarët.