Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit, përfshirë dialogun me Serbinë, bashkëpunimin ndërshtetëror dhe koordinimin e vazhdueshëm në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thuhet në komunikatë.
Tutje, Presidentja Osmani dhe ambasadori Hovenier kanë folur edhe për aktivitetet për 15 vjetorin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovë, si dhe aktivitete të tjera të përbashkëta./Botapress.info/