Kosova për herë të dytë radhazi do të prezantohet me Shtëpinë e Kosovës në Forumin Ekonomik Botëror “Davos 2026”, me sloganin “Shtëpia e Kosovës, shtëpi e talentit”.
Kosova do të përfaqësohet në këtë forum nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili pritet të ketë takime me liderë politikë, investitorë të huaj dhe të diasporës, derisa sipas agjendës zyrtare të “House of Kosova”, Kurti do të marrë pjesë edhe në panelin ndërkombëtar ku do të diskutohet roli i demokracisë dhe sigurisë në një rend të ri global.
Programi në Shtëpinë e Kosovës në Davos përfshin po ashtu panele të ndryshme diskutimi të nivelit të lartë, aktivitete kulturore dhe ngjarje rrjetëzimi që adresojnë temat më aktuale globale.
Përveç kësaj, pritet që të ketë takime të liderëve, të shoqatave të bizneseve, afaristëve vendorë, të diasporës e ndërkombëtarë, si dhe prezantime të potencialit të Kosovës për investime të huaja.
Sipas agjendës, do të mbahen panele si “Fitimi i garës së inteligjencës artificiale përmes specializimit”, pasuar nga paneli “Siguria energjetike dhe rrugët e tranzicionit”, që trajton sfidat dhe mundësitë e tranzicionit energjetik.
Po ashtu do të ketë panel diskutimi me fokus në ndërtimtari të qëndrueshme dhe në përdorimin e inteligjencës artificiale.
Gjithashtu janë paraparë edhe mbrëmje kulturore që ndërthurin dialogun, traditën dhe kuzhinën shqiptare.
Kosova është në mesin e 25 shteteve të botës që ka shtëpi të veten për prezantim në këtë forum global, në të cilën marrin pjesë liderë politikë botërorë, shoqëria civile, si dhe kompani gjigante nga sektorë të ndryshëm./RTK



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në