Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se rënia e Kosovës në indeksin e lirisë së mediave s’është vetëm një statistikë, por është një alarm.
Hoti ka thënë e pa media të lira s’ka transparencë, s’ka drejtësi e s’ka llogaridhënie.
“Është obligimi ynë ta kundërshtojmë këtë mentalitet të pushtetit për presionet, frikësimet dhe përpjekjet katërvjeçare për të heshtur zërin e së vërtetës!”, ka shkruar Hoti.
Postimi i plotë:
Kosova sot mban pozitën më të keqe në rajon dhe BE për lirinë e mediave.
Kjo nuk është vetëm një statistikë – është një alarm!
Liria e shtypit është themel i demokracisë. Pa media të lira, nuk ka transparencë, nuk ka drejtësi, nuk ka llogaridhënie.
Është obligimi ynë ta kundërshtojmë këtë mentalitet të pushtetit për presionet, frikësimet dhe përpjekjet katërvjeçare për të heshtur zërin e së vërtetës!



Të tjera
Aktuale
Mustafa: Figurën e Presidentit vështirë ta gdhendim si skulptor
Gjatë ditës së djeshme janë riaktivizuar
Aktuale
Deputetja e AAK’së zbulon ‘zënkën’ me Abdixhikun
Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, duke
Aktuale
Detaje tronditëse për vrasjen brutale të gruas nga Kosova nga ish-burri shqiptar në Austri
Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit,