“Fillim i keq i kësaj legislature”, kështu tha Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës pas refuzimit të kërkesës për buxhet shtesë nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) nga Vetëvendosje në Komisionin për Mbikëqyrje të Financave Publike.
Hoti theksoi se ky buxhet shtesë i kërkuar nga ZKA është i domosdoshëm që Zyra të arrijë të kryejë të gjitha auditimet e parapara në kohë dhe me cilësi të duhur.
Në postimin e tij, Hoti shkroi: “Ka qenë praktikë e etabluar në të gjitha legjislaturat paraprake që kërkesat buxhetore të institucioneve të pavarura, të cilat burojnë drejtpërdrejt nga Kushtetuta, siç është rasti i Zyrës Kombëtare të Auditimit, të miratohen gjithmonë në komisionet parlamentare dhe në Kuvend. Miratimi i kërkesave të tilla është bërë nën supozimin se ato janë të bazuara në ligje dhe rregullore përkatëse. Një qasje e tillë e Kuvendit dhe e komisioneve parlamentare sa i përket kërkesave buxhetore të institucioneve të pavarura kushtetuese siguron balancën e pushteteve dhe ruan pavarësinë e tyre nga Qeveria. Por, në mbledhjen e sotme, deputetët e shumicës parlamentare votuan kundër kërkesës së ZKA-së për buxhet shtesë, pavarësisht rëndësisë së tij për kryerjen e auditimeve në kohë dhe me cilësi të duhur.”
Hoti paralajmëroi se kjo sjellje e shumicës parlamentare është një fillim i keq i legjislaturës dhe tregon tendencën se si pritet të menaxhohet paraja publike në vitet në vijim, duke rrezikuar mbikëqyrjen adekuate të shpenzimeve buxhetore.



Të tjera
Lajme
Hoti kritikon VV-në pas refuzimit të buxhetit shtesë të ZKA-së
“Fillim i keq i kësaj legislature”,
Lajme
Digjet një shtëpi në rrugën B në Prishtinë, policia jep detaje
Sot në rrugën B në Prishtinë
Lajme Showbiz
Reperi i njohur ndahet nga jeta në moshën 25-vjeçare
Reperi i njohur amerikan, Lil Poppa,