Ish-kryeministri Avdullah Hoti, njëhersh deputet I Kuvendit të Kosovës ka përmendur 3 fakte të keqeverisjes së, sic ka thënë ai, binomit fatkeq Osmani -Kurti. Sipas Hotit, Kosova e vitit 2008 që ishte një vend që ka promovuar paqe e stabilitet, sot është kthyer në një vend problematik për sigurinë evropiane dhe perëndimore, ka shkruar Hoti në një postim të tij në Facebook, përcjellë Botapress.
Për më shumë ja postimi I Avdullah Hotit në Facebook:
- Izolimi dhe sanksionet janë shkatërruese për Kosovën. Edhe me mbështetjen e plotë nga ShBA dhe vendet kryesore të BE-se, Kosova ka vështirësi në integrimin euro-atlantik për shkak të kundërshtimeve të vendeve të caktuara. Pa këtë mbështetje, është i pamundur çfarëdo progresi. Ndërkaq, me sanksione dhe izolim që pason, as status quo-në ekzistuese nuk mund ta ruajmë.
- Me të gjitha sfidat që ka pasur, Kosova nga viti 2008 ka qenë një vend që ka promovuar normalitet e paqe, një shtet i ri demokratik që ka kërkuar mbështetjen e partnerëve për integrim euro-atkantik. Ndërkaq, tani është e qartë për të gjithë se me politikën e jashtme jo-perëndimore të binomit fatkeq të Kosovës, Kurti-Osmani, Kosova po kthehet në problem të sigurisë evropiane dhe perëndimore.
- Ta kemi të qartë: Kosova nuk mund të qeveriset nga një kryeministër dhe presidente që i sjellin Kosovës sanksione nga aleatët në vend të integrimit euro-atlantik.