Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka intepretimin e vet për atë se ofrimi i dorëheqjes nga Lumir Abdixhiku e detyron këtë të fundin që veç ta njoftojë atë dhe jo të kërkojë votëbesim.
Kjo sepse, sipas tij, Statuti i LDK-së e jep ofrimin e dorëheqjes veçmas dhe votëbesimin veçmas, ndërsa Abdixhiku ka njoftuar “ofrimin e dorëheqjes”.
“Nuk mund të shkohet me votëbesim sepse është dhënë dorëheqja”, tha Hoti në “Rubikon” të Klan Kosovës, duke shtuar se “fjala publike për zyrtarin publik është ligj është obligim”.
“Kuvendi është ftu me 31 janar. Unë kam njoftu votuesin dhe anëtarin e LDK-së për interesimin tim për të kërkuar besimin e delegatëve për të marrë drejtimin e partisë. Kryetari me kërkesë të tij ose 1/3 e delegatëve mund të ftojnë votëbesimin e kryetarit. Me votim të fshehtë. Kjo është procedura standarde. Tjetra formë është dorëheqja. Nëse kryetari jep dorëheqje, ftohet kuvendi dhe vendose.t
Për aktin e dorëheqjes nuk ka votim. Rasti konkret ofrimi i dorëheqjes së Abdixhikut për shkak të rezultatit të dobët zgjedhor. Kështu përmbyllet kjo çështje. Vetëm njoftohet dorëheqja. Akti i dorëheqjes është se na ka njoftu se do të ofrojë dorëheqje, dhe Statuti e ka të qartë, se neni është veçmas poër votëbesim, tjetra për dorëheqje. E ky e ka ftu Kuvendin për të ofruar dorëheqjen”, tha Hoti.



Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në