Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se viti 2023 do të jetë vit i humbur në investimet kapitale.
Ai i ka renditur edhe aryset për këtë konstatim.
“Në gjashtë muajtë e parë të këtij viti, sikurse në vitin paraprak: 1. Po vazhdojnë investimet e ulëta kapitale, 2. Po vazhdon grumbullimi i mjeteve në llogarinë bankare të Qeverisë, 3. Po vazhdon bllokada e investimeve kapitale në komuna nga Qeveria duke mos i alokuar mjetet nga të hyrat vetanake të komunave”, ka shkruar Hoti, transmeton Botapress.info