Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, ka treguar se në seancën e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të mbajtur dje është konfirmuar se Kosova ka të drejtën e mbajtjes së fjalës për herën e parë.
Ajo ka thënë se delegacioni nga Kosova ka tri ulëse dhe bashkë me të janë edhe Arben Gashi dhe Enis Kervan.
E enjtja, ditë e shpresës për Kosovën: Merret vesh për vizat
“Nesër do ta marrim fjalën kur të diskutohet për raportin “George Papandreou”, ku diskutohet çështja e Ballkanit Perëndimor dhe e ardhmja e gjashtë vendeve drejt BE-së”, është shprehu ajo për InfoMagazine në Klan Kosova.
“Si delegacion e kemi pasë të drejtën e fjalës nëpër komisione, por jo të votës derisa të bëhemi anëtar i plotë. Tani mund të kyçemi direkt në seancë, përveç komisionieve”./Botapress.info/