Është mësuar që nga Shkolla që të zgjohet herët dhe ta marrë ditën me optimizëm dhe shpresë edhe pse nuk ka arritur të shohë me sytë e tij, për shkak të verbërisë. Emrin e ka Betim. Për ata që e njohin nga afër Betimi është një djalë plot energji, i qeshur e i dashur me të tjerët edhe pse jeta nuk i ka falur shumë gëzime as atij e as familjes që ka rritur fëmijë të verbër, shkruan Botapress.info
Bregovina kurrë nuk e ka parë dritën e diellit pasi ka humbur shikimin në moshë shumë të vogël, por kjo nuk e ka penguar atë të jetë një i ri i realizuar. Pavarësisht kësaj, Bregovina nuk i shpëton komenteve që bëjnë njerëzit.
Njerëzit gjykojnë dhe e kane bullizuar duke u nisur nga ajo që ne nuk kemi. ani pse gjithsecili ka diçka që i mungon.
Bregovina nuk i njeh ngjyrat dhe as format e objekteve, ato thjesht i merr me mend se si mund të jenë. Pavarësisht kësaj, mungesa e dritës së syrit nuk e ka penguar të bëjë atë që do, është psikolog në një shkollë dhe autor i shumë librave, shkruan Botapress.info
Shumë thonë që njeriu nuk ka fuqi të imagjinojë atë që nuk e ka parë. Bregovina e hedh poshtë një gjë të tillë. Ai nuk sheh, por ndjen.
Të verbërit janë njerëz të veçantë që falë vullnetit të tyre nuk dorëzohen, përpiqen të jetojnë në botën e njerëzve me shikim
Historia e psikologut dhe autori i shumë librave, për një djalë të verbër që nga lindja, por shumë i talentuar. Bregovina në emisonin “ Thuhet” me Labinot Azemin u përpoq t’u përgjigjej pyetjeve të përjetshme që sa lumturi, çfarë roli luan libri dhe dashuria në jetën e një personi.
Çdo shkrimtar vendos një pjesë të shpirtit të tij në veprat e tij. Dhe ndonjëherë ai i dorëzohet plotësisht idesë, duke bërë gjithçka që është e mundur për të përcjellë mendimet e tij tek lexuesit. Bregovina punoi për një kohë veçanërisht të gjatë. Dhe ai arriti të krijojë libra dhe jetë të mrekullueshme që mund të prekë zemrën e cdo shikuesi të çdo moshe që do ta dëgjojë rrëfimin e tij, shkruan Botapress.info
Ai lindi i verbër dhe ky fakt e bëri që të ketë edhe bullizem gjatë kohës që ishte në shkollë. Dhe lufta e Brovinës me vetëpranimin nuk ishte e lehtë, por gradualisht ai mësoi të shihte botën pa ndihmën e syve të tij. Ai mësoi ta ndjente, ta dëgjonte.
Historia është edhe tragjike edhe optimiste, është shumë prekëse. Shkrimtari dhe psikologu Bregovina tregon për fatin e një njeriu që nuk u thye nga rrethanat. Ai mëson të shijojë jetën, pavarësisht nga pengesat që hasin në rrugë, flet për këmbëngulje dhe përkushtim. Historia lë një përshtypje të këndshme dhe jep besim në më të mirën./Botapress.info/
Shikoni emisonin e plotë dhe rrëfimin e Betimit shumë emocionues: