KAH PO E QOJNË KOSOVËN
Vendi po thellohet në krizë çdo ditë e më shumë, si rezultat i politikave të gabuara populiste që po marrin kohë për asgjë. Historia nuk mund te ndryshohet as fatet e njerëzimit.
Profetikisht nuk duhet spekuluar me çështjet e besimit. Zoti nuk i do mashtruesit. Improvizimi për gjoja respektimin e ezanit në çdo konferencë shtypi të Kryeministrit, ishte fiktiv ndaj edhe qon në theqafje.
Por, kanë nisur t’i heqin maskat “islamistët” e lëvizjes. Në fakt, së paku 20% e votës së LVV është nga votues sikur kjo zonja që paska shpërfaqur pa përmbajtshmërinë frojdiane në emër të politikës.
Ky numër po rritet çdo ditë e më shumë me stimulimin fiktiv të vet qeverisë me frymën politike dhe ideologjike që promovon dhe kjo është esenca e hezitimeve serioze të miqve tanë për të vazhduar mbështetjen ndaj nesh.
Në thelb të kësaj, autonomizimi i Kosovës dhe shpartallimi i shtetësisë së saj në mënyrë graduale, që po ndodhë qe dhjetë vite, bazohet pikërisht në kontributin e kosovarëve në ISIS dhe klasës politike në “islamin politik”.
Si popull që kemi përjetuar robërinë, jemi solidarizuar përherë me popujt në nevojë. Këtë e kemi dëshmuar edhe ndaj popullit hebre kur përballeshin me çmendurinë naciste.
Kundër anës së errët të çdo konflikti, viktimave, jemi prononcuar në vazhdimësi por, Palestina e shumë popuj të gadishullit arabik, ende nuk e njohin identitetin tonë, për më keq e kontestojnë në emër të besnikërisë ndaj Jugosllavisë së Titos dhe mbështetjes ideologjike bolshevike.
Ndërkohë që Bashkimi Evropian dënon Palestinezët, pikërisht palën që ne mbështesim. Në ndërkohë vetë Kosova e ka shpallë terroriste “Hamasin”. E ka konfirmuar me nënshkrim të marrëveshjes ndërkombëtare të zotimeve në Uashington, me ndërmjetësimin garantues të “shtëpisë së bardhë” se nuk mund të mbështes, as të jet e mbështetur nga popuj e shtete që solidarizohen me terrorizmin.
Çështja dilematike shtrohet se, sa Ne duam të jemi Evropë! Me ketë kurs veprimi politik, Kurrë!
Kjo nuk guxon të bëhet në emër të shtetit dhe institucioneve shtetërore.
Kryeministri Kurti le të vazhdon në rrugën e pakthim në kah të Unionin Euroaziatik me Serbinë, Rusinë e Kinën, por ne do mbesim si gjithmonë me Amerikën dhe partnerët tanë strategjik.