Qeveria e Izraelit, ka falenderuar një listë shtetesh përmes flamujve identifikues, që me rezoluta kan denuar veprimet terroriste të organizates së tillë HAMAS. Këto shtete po ashtu, kanë shprehur përkrahje në të drejtën e Izraelit për të mbrojtur qytetarët e vet pa dallim.
Në këtë listë, nuk figuron flamuri i Kosovës e njohur rishtas si shtet, nga Izraeli. Nuk figurin as ai i Serbisë, as i Rusisë, as Turqisë, Kinës apo vende si këto që e shohin Kosovën me të njejtin sy si Izraelin.
Përkundër “marshit” solidarizues me Palestinën të organizuar nga eksponent të afërt me LVV dhe qeverinë Kurti, në përkrahje të veprimeve të HAMAS, Kosova megjithatë nuk njihet si identitet etnik, as shtetror nga Palestina, e cila për më keq na konsideron “jugosllav” dhe pjesë teritoriale të Serbisë.
Kosova tashmë është pjesë aktive e aleancës globale kundër terrorizmit dhe ekstremizmit.
Republikës e Kosovës është e përkushtuar që të kontribuojë në stabilitetin dhe sigurinë e rajonit dhe Evropës.
Republika e Kosovës ka deklaruar gatishmërinë që të jetë anëtare e shteteve paqedashëse në botë.
Kjo gatishmëri u dekretua nga presidenti atëbotë dhe obligon institucionet e sigurisë të krijojnë listën vendore të personave, grupeve dhe organizatave të përfshira në akte terroriste, të cilat do i nënshtrohen masave kufizuese në territorin e Republikës së Kosovës.
Kryeministri dhe Presidentja duhet të shprehin qëndrimin e tyre mbi të gjitha zhvillimet atje, si shenjë solidarizimi me viktimat civile por me theks duke dënuar fuqishëm veprimet ushtarake dhe luftënxitëse të Hamasit, organizatë e listuar nga BE si terroriste, e identifikuar dhe denuar edhe nga Kosova.