Para pak ditësh në seancën konstituive të Kuvendit të Prishtinës bëri bujë një fotografi e asamblistëve të VV-së të cilët u shfaqën aty me flamuj kombëtar.
VV që në Prishtinë është në opozitë zgjodhi që në seancën konstituive të injorojë flamurin shtetëror dhe t’i vendos ata kombëtar, mirëpo që njëjtë nuk veproi në një komunë ku tanimë ka marrë pushtetin, shkruan lajmi.net.
Kështu, në seancën konstituive në Gjilan nuk u pa asnjë flamur kuq e zi.
Atje tanimë VV do ta ketë pushtetin pasi që Alban Hyseni i VV-së mposhti Lutfi Hazirin e LDK-së.