Ambasadori amerikan në Serbi, Christophet Hill, ka folur përsëri për Asociacionin, duke theksuar se tani është koha që të formohet.
I pyetur se se kur do të themelohet Asociacioni, Hill theksoi se nuk dëshiron të flasë në emër të të dërguarit të posaçëm të BE’së, Miroslav Lajçak, por e përmendi si prioritet kryesor.
“Sa më parë aq më mire, unë nuk dua të flas në emër të Lajcak, dhe nuk duhet të flas në emër të zotit Lajcak, Ai e ka përmendur se është prioritet i lartë. Ajo që mund të iu siguroi nuk do të dorëzohemi deri sa të realizohet”, ka thënë Hill para gazetarëve.
Ai gjithashtu ka thënë se është koha që tash që Asociacioni të themelohet.
“Këtë javë është 10 vjetori i marrëveshjes së Brukselit, është koha që ky Asociacion i Komunave serbe të formohet”, tha Hill ndër tjerash./Botapress.info/