Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill ka thënë se situate në veri tashmë është më e qetë. Megjithatë, ai ka theksuar se duhet të kuptohet se çfarë ka ndodhur në të vërtetë atje, duke e përmendur edhe organizatorin e sulmit, Milan Radojiçiq.
Kisha e refuzoi ofertën për restaurimin e Manastirit të Banjskës
Hill në “Euronews Serbia”, ka deklaruar që e ka parë deklaratën e Radojiçiq, derisa u shpreh që “s’e kupton si dikush mund të mendojë që është mirë për Serbinë të përfshihet në aktivitete të tilla..”.
“Rruga është rikthimi në dialog, e di që kjo mund të jetë e mërzitshme, i dijmë elementet që janë në tryezë dhe duhet t’i japim Lajçakut një mundësi që ta përfundojë atë që e filloi, në mënyrë që serbët e Kosovës dhe Kosova të dijnë se çfarë do të kenë mundësi të bëjnë, dhe që Kosova ta ketë një mundësi që të ndërkombëtarizohet. Janë të gjitha elementet për këtë, marrëveshja vetëm duhet të kompletohet.” – ka thënë ai.
Ambasadori amerikan, raportohet se ka folur edhe për masat e mundshme kundër Serbisë.
“Kur vjen fjala te masat kundër Serbisë, është e qartë që duhet të dihet se çfarë ka ndodhur – çfarë po bënte atje Radojiçiq dhe pse, dhe ata që janë përgjegjës duhet të mbahen përgjegjës. Është e nevojshme që të vazhdohen këto përpjekje – kur ka një krizë…” – është shprehur ai.
“Ajo që shoh është që Radojiçiq është akuzuar për disa vepra serioze kriminale dhe do të thoja që u takon prokurorëve të flasin. Kemi një pyetje – si ta parandalojmë që kjo mos të ndodhë sërish. Si mund të mendonte dikush të hyjë në territorin e Kosovës, duke grumbulluar armë, duke shkaktuar frikë për njerëzit, duke hyrë me forcë në një manastir…ne duhet të kuptojmë pse dikush e bëri këtë.” – ka thënë ai tutje.