Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës, pasi një shtetas italian është hedhur nga kati i tretë i banesës ku jetonte dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Viktima kishte rreth një vit që jetonte në këtë fshat, ku kishte marrë një banesë ku jetonte me familjen. Sipas policisë dyshohet se 55-vjeçari kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor.
Shokuese: Nga 10 janari fillojnë reduktimet, këto vende do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 18:00, në fshatin Cerkovinë, Vlorë, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës ku banonte, shtetasi italian D. A., rreth 55 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Botapress.info/