Hetuesja e Tribunalit të Hagës, Nevenka Tromp, ka folur në një intervistë për skenarët e mundshëm të asaj se cili do të jetë vendimi final i Dhomave të Specializuara të Hagës për katërshen e UÇK’së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin, shkruan Express.
Tromp ka thënë se skenari i parë është që të të katërt të lirohen nga të gjitha akuzat, skenari i dytë që të dënohen të gjithë dhe i treti që disa të dënohen dhe disa prej tyre të lirohen.
Skenari i tretë sipas Tromp është më i mundshmi, megjithatë ajo thekson se askush nuk e di se cili do të jetë vendimi final.
“Është e rëndësishme që publiku në Kosovë të kuptojë se askush nuk e di se cili do të jetë vendimi. Është e mundur që të katër të lirohen nga akuzat. Është gjithashtu e mundur që të gjithë të dënohen. Skenari i tretë është që disa të lirohen nga akuzat dhe disa të dënohen. Këto janë tre opsione. Skenari i parë, të cilin shumë në Kosovë e presin me shpresë, është që të gjithë të akuzuarit të lirohen nga akuzat. I dyti është më i keqi – që të gjithë do të shpallen fajtorë. I treti, ndoshta më i mundshmi, është një kombinim – që disa do të lirohen nga akuzat dhe disa të dënohen”, ka deklaraur ajo për Kosovapress.



Të tjera
Lajme
Konjufca për Vjosa Osmanin: E goditi hapur Qeverinë në 2024-ën, por VV-ja i fitoi dy palë zgjedhje
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca,
Aktuale
Si mund të votojnë qytetarët rezident që ndodhen përkohësisht jashtë vendit?
E diela e 7 qershorit mbase
Aktuale
Dy muaj angazhim, një vit pagë – 85 deputetë aplikojnë për pagën kalimtare në Kuvend
Shpërndarja e Kuvendit i la më