Suspendimi i Gashit fillimisht kishte ndodhur për shkak të pjesëmarrjes së tij të pretenduar në tubimet elektorale të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Koci ka paralajmëruar se veprime të tilla rrezikojnë sigurinë juridike të qytetarëve dhe kanë ndikim të dëmshëm në luftën kundër korrupsionit në vend.
“Siguria juridike e qytetarëve është në rrezik serioz.
Hetuesit policor Idriz Gashi, sot në ora 12.22 i është rikthyer arma dhe legjitimimi policor, pasi kishte përfunduar afati i suspendimit.
Megjithatë, pas përfundimit të orarit të punës, i është dorëzuar një vendim i ri, i paligjshëm, për vazhdimin e masës së suspendimit, pa afat dhe pa të drejtë ankese”, ka shkruar Koci.
Sipas Kocit, suspendimi i Gashit është vazhduar në mënyrë të paafat dhe pa të drejtë ankese, pasi më parë gjatë ditës ai ishte kthyer formalisht në detyrë duke marrë armën dhe legjitimitetin policor.
“Ky veprim përbën shkelje të rëndë të ligjit, pasi zgjatja e masës së suspendimit mund të bëhet vetëm brenda afatit të përcaktuar.
Për më tepër, kjo situatë tregon qartë elemente të një persekutimi ndaj një hetuesi të angazhuar në trajtimin e rasteve më të mëdha të korrupsionit.
Një shkelje e tillë është e papranueshme dhe cenon jo vetëm integritetin e Policisë së Kosovës, por edhe besimin në gjithë sistemin juridik të vendit”, ka shkruar Koci në Facebook.
Të tjera
Aktuale
Orav s’ka ‘përgjigje përfundimtare’ për masat e BE-së, thotë se diskutimet brenda Këshillit vazhdojnë
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo
Aktuale
Guri: VV-ja po e përdor Deharin për të fituar kohë për pazare
Deputeti më i ri nga radhët
Ekskluzive
E dhimbshme: Sot i jepet lamtumira e fundit të riut që vdiq si pasojë e aksidentit tragjik në Drenas
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur