“Heshtja” e Kallas për dialogun Kosovë-Serbi shkaktoi shqetësime dhe konfuzion – çfarë pritet më tej?

Dialogu Kosovë-Serbi ka stagnuar tash e një kohë.

Ajo u shfaqu këtë javë në seancë dëgjimore para Parlamentit Evropian, ka folur për luftën në Ukrainë, për konfliktin në Lindjen e Mesme, për rrezikun nga Kina, për forcimin e mbrojtjes në Evropë e çështje të tjera, por, çuditërisht, fare pak për Ballkanin Perëndimor – rajonin ku BE-ja ka shumë ndikim dhe është e përfshirë direkt në disa procese, përfshirë ndërmjetësimin e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

E mos përmendja e dialogut që po zhvillohet në Bruksel, nga ana e Kallas, u konsiderua mjaft shqetësuese.

Kjo për faktin se kishte pritshmëri shumë të mëdha nga shefja e re e politikës së jashtme të BE-së.

Shabani: Qëndrimi i gjithë aleancës perëndimore në thelb dikton qëndrimin e Komisionit Evropian ndaj Serbisë dhe qasjen e këtyre dy politikanëve ndaj çështjes së Kosovës.

E në lidhje me këtë çështje, në një prononcim për “Bota e lajmeve”, ka folur njohësi për çështjet evropiane, Amir Shabani.

Së pari, ai rikujtoi se Kallas është zotuar se do merret me dialogun Kosovë-Serbi, por që këtë nuk e përmendi në fjalën hapëse të saj.

Image

Amir Shabani.

Mirëpo, tregoi se në cilën pikë e përmendi dialogun.

“Kaja Kallas është pyetur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, çështje me të cilën është zotuar se do të merret gjatë mandatit të saj si kryediplomate e BE-së. Mirëpo, ajo nuk e përmendi dialogun as në fjalën e hapjes dhe as në fjalën mbyllëse dhe nuk pati pyetje nga deputetët e Parlamentit Evropian.

Vetëm në fund të debatit pyetja e fundit ishte ajo e deputetes nga Kroacia, Zheljana Zovko, e cila pyeti për bashkëpunimin me SHBA-në për ruajtjen e paqes në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në fqinjësinë juglindore të BE-së. Më pas, Kallas ka përmendur edhe dialogun”.

Gjithashtu, Shabani përmendi edhe zgjerimin e BE-s, derisa tha se është sinjal pozitiv që Kallas vjen nga një shtet që e ka njohur Kosovës, por qëndrimet e saj mund të ndikohen nga politikat e SHBA.

“Sa i përket Zgjerimit të BE-së si investim gjeo-strategjik të saj, ajo ka deklaruar se do punojë fuqishëm me Komisionin për Zgjerim dhe se fokusi kryesor do jetë normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Kaja Kallas vjen nga një vend me qëndrim negativ ndaj Rusisë, andaj do të shohim se cili do të jetë qëndrimi i saj ndaj gjendjes aktuale të dialogut. Edhe Estonia edhe Sllovenia e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe ky qëndrim është i qartë. Megjithatë, qëndrimi i SHBA-së ndaj Kosovës mund të ndikojë shumë tek ata, pavarësisht nga ky fakt. Në fund të fundit, të dyja janë të rëndësishme. Në BE, megjithatë, të gjithë tonin e vendos presidenti i Komisionit dhe SHBA-ja, e cila udhëheq politikën perëndimore ndaj Kosovës”, nënvizoi ai.

Ndër të tjera, shtoi se Kallas njihet për qëndrimet e saj në favor të integrimit të rajonit tonë në BE.

“Qëndrimi i gjithë aleancës perëndimore në thelb dikton qëndrimin e Komisionit Evropian ndaj Serbisë dhe qasjen e këtyre dy politikanëve ndaj çështjes së Kosovës.

Kallas është takuar disa herë me liderët e Kosovës dhe njihet për qëndrimet e saj në favor të integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE, kritike e Rusisë dhe simpatizuese për rolin e NATO-s në Evropë”, përmbylli Amir Shabani për “Bota e lajmeve”.

Halimi: Kaja Kallas, ka raporte të mira me njerëz në Kosovë, por ky ngërçi politik e bëri të sillet jo mirë me Kosovën

Image

Jeton Halimi

Kurse, analisti Jeton Halimi në një prononcim për “Bota r lajmeve” u shpreh se Kallas ka shqetësime për moszbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara, nga të dy palët.

Në këtë pikë, ai e vlerësoi lartë figurën e shefes së re të BE-së për politikë të jashtme, derisa tha se ka arsye të jetë e shqetësuar për nivelin e dialogut mes dy vendeve.

“Kjo qasja e znj.Kaja Kallas, dëshmon shumë qartë se në çfarë niveli dhe çfarë gjendje gjendet dialogu Kosovë-Serbi. Duhet me iu bë presion edhe më të madh dy palëve që të fillojnë zbatimin e marrëveshjeve që janë të nënshkruara mes dy shteteve Kosovës dhe Serbisë”.

Krahas kësaj, Halimi tha se Kallas ka qasje të mirë me Kosovën, vetëm se e ‘nervozoi’ ngërçi politik.

“Shqetësime duhet të këtë për paraqitjen e parë të znj. Kallas, e cila është konsideruar si nervozuar me politikën e Kosovës e Serbisë dhe me mos zbatimin të gjithave marrëveshjeve të nënshkruara mes dy shteteve, përfshirë edhe këtë të fundit që u nënshkrua në Ohër të Maqedonisë së Veriut, vitin e kaluar. Përtej asaj, si një gjë shumë pozitive për Kosovën, znj. Kaja Kallas, ka raporte të mira me njerëz në Kosovë, por ky ngërçi politik e bëri të sillet jo mirë me Kosovën, si në paraqitjen e fundit e saj.

Paqja mundet me ardhur. nëse fillojnë dy shtetet me i zbatua të gjitha marrëveshjet”, përmbylli Jeton Halimi