Është kryeministri i parë dhe i vetëm që i ka sjellë Kosovës një prej njohjeve më të rëndëshme që prej shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Në cilësinë e kryeministrit të Kosovës, në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, Avdullah Hoti ka patur nderin e veçantë që të komunikojë përmes një lidhje telefonike me kryeministrin e atëhershëm e të sotëm të Izraelit, Benjamin Natanjahun nga i cili mori konfirmimin për njohjen e Shtetit të Kosovës nga shteti i Izraelit.
Atëbotë, disa prej partive politike, e më së shumti nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje shprehën dyshimet e tyre për këtë njohje duke deklaruar se “është vetëm një bisedë telefonike por jo edhe konfirmin për njohje të Republikës së Kosovës nga Izraeli”.
Por sot është vetë kryeministri Avdullah Hoti i cili është renditur me botën demokratike duke dënuar sulmet e Hamasit ndaj popullit dhe shtetit të Izraelit.
Por, një heshtje e papritur dhe e habitshme po ndodhë me Avdullah Hotin.
Prej se kanë filluar sulmet e Hamasit ndaj Izraelit, Avdullah Hoti nuk e ka thënë asnjë fjalë.
Në ndërkohë ai është kryetari i Grupit të Miqësisë Kosovë – Izrael.
LEXO EDHE KETE
Ish kryeministri Hoti në cilësinë e kryetarit të këtij grupi dhe të deputetit të Kuvendit të Kosovës ka pritur dhe ka takuar ambasadoren e Izraelit në Kosovë znj. Tamara Ziv, ndërkaq disa javë më parë ishte në krye të delegacionit të deputetëve të Kuvendit të Kosovës në Izrael ku u prit me nderime të larta nga krerët e shtetit të Izraelit.
Avdullah Hoti nuk ka bërë këto ditë asnjë postim për zhvillimet në Gaza dhe në Izrael, duke qëndruar krejtësisht i heshtur dhe neutral për këto zhvillime.
Postimin e fundit e ka bërë me 6 tetor nga mbledhja e Kuvendit të Kosovës duke akuzuar kryeministrin Kurti për mospërgjigje ndaj pyetjeve të deputetëve të opozitës.
Duke e patur parasysh gjithë këtë lidhje dhe bashkëpunim të Avdullah Hotit me shtetin e Izraelit, kjo heshte është e papritur dhe e pakuptimtë e mbase lë shumë për të dëshiruar. (Botapress)