Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, është deklaruar sa i përket procesit të gjykimit në Hagë që po bëhet ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai në një konferencën për media tha se besojnë në pafajësinë e luftëtarëve të UÇK-së.
“VV-ja ka qenë konsistente ndaj Gjykatës Speciale… Kemi qenë kundër që të bëhet një proces i tillë. Kemi kundërshtuar kemi refuzuar, nuk qëndron ajo çfarë është thënë atëherë, se do të pastrojë vetëm emrin. Kemi qenë kundër që të bëhet një proces i tillë. Ne shpresojmë, besojmë dhe urojmë pra në pafajësinë, që gjykata megjithatë të nxjerrë verdiktin e pafajësisë për të gjithë ata që po gjykohen atje dhe të kthehen këtu dhe pastaj janë çështje të tjera, ato çka kanë ndodhur sa i përket procesit të qeverisjeve. Por sa i përket gjykatës speciale si të tillë qysh e kemi thënë atëherë e kemi të njëjtin qëndrim që ka qenë dhe është gjykatë e padrejtë dhe ne besojmë në pafajësinë e luftëtarëve të UÇK-së”, ka thënë Murati.



Të tjera
Lajme
Rrahje në Podujevë, dy të lënduar e katër të arrestuar
Një rrahje ka ndodhur mes disa
Lajme
Osmani uron Kurban Bajramin: Të hapen zemrat për dashuri, solidaritet dhe paqe
Kandidatja për presidente nga radhët e
Aktuale
Abdixhiku uron Kurban Bajramin: Është një ditë reflektimi, mirësie e bashkimi
Kryetari i LDK-së dhe kandidati për