Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri ka komentuar shkëmbimin e letrave mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke e cilësuar letrën e Albin Kurtit si një veprim me prapavijë politike.
Haziri theksoi se LDK i trajton me seriozitet të gjitha iniciativat dhe se kryetari Lumir Abdixhiku ka konsultuar gjithë strukturat e brendshme për përgjigjen ndaj VV-së.
“Te ne vendimet merren në zyrë, jo në media,” tha Haziri, duke nënvizuar se procesi ka kaluar përmes kanaleve institucionale të partisë.
”Te ne vendimet merren vetëm në zyre, letra e Kurtit drejtuar LDK-së ka pasur qëllime politike. Abdixhiku e ka trajtuar seriozisht letrën na ka pyetur të gjithëve. Letra është diskutu dhe është draftu dhe është përcjell përmes kanaleve të LDK-së per letrat e shkembyera permes LDK-se dhe VV-së”, tha Haziri në RTV21



Të tjera
Uncategorized
Metodi di pagamento sicuri e veloci disponibili su Star Casino
In questo articolo esploreremo i metodi
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen