Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike e Kosovës, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për shfrytëzim politik të figurave nga Gjilani dhe përjashtim të këtij rajoni nga vëmendja institucionale.
Haziri përmendi rastin e aktorit Fatmir Spahiu, i cili sipas tij ishte nominuar për ministër para zgjedhjeve, por më pas nuk u përfshi në qeveri, pa asnjë shpjegim publik.
Ai theksoi se një qasje e ngjashme është ndjekur edhe ndaj Feride Rushiti, duke sugjeruar se nominimi i saj ishte bërë pa synim real për emërim.
“Fatmir Spahiun, ikonën e kinematografisë kosovare, e nominoi për ministër para zgjedhjeve, por pas zgjedhjeve e zgjodhi krejt dikë tjetër, pa asnjë sqarim, pa asnjë kërkimfalje. Njëjtë veproi edhe me Dr. Feride Rushitin. E nominoi për të mos u zgjedhur”.
Sipas Hazirit, këto raste përbëjnë dëshmi se si, sipas tij, janë përdorur emrat dhe autoritetet e gjilanasve për përfitime elektorale, ndërsa pas zgjedhjeve ata janë lënë jashtë vendimmarrjes dhe zhvillimit.
“Kjo është dëshmia më e madhe se si shfrytëzohen gjilanasit veç për vota e pa projekte zhvillimore, dhe se si shfrytëzohen emrat e autoritetet për tejkalim krizash”.



Të tjera
Aktuale
SHBA ndryshon qasjen në Ballkan, Kosova mbetet në fokus të sigurisë dhe partneritetit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë
Lajme
Petrit Kllokoqi flet për sfidat në rrugën drejt majës më të lartë në botë
Afaristi Petrit Kllokoqi, ka arritur një
Aktuale
Abdixhiku me premtim para të rinjve: Investime të mëdha kapitale që Kosova s’i ka parë tash e 27 vite
Kandidati për Kryeministër nga Lidhja Demokratike