Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka hedhur sonte dyshimet e tij, se kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti, ka një agjendë të fshehtë.
Këto pretendime, Haziri i argumentoi duke u shprehur se asnjë nga propozimet e Kurtit për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi nuk është pranuar.
“Me vetë faktin që agjenda nuk zbardhet në asnjë situatë tëre ose të vjetër, kryeministri ka dalë me vizion të ri, objektiva, propozime, që i ka përmendur te opozita ose s’i ka përmendur, në raport me dialog. Asnjë nuk ka kalu se asnjë s’është zbardhur deri në fund”, tha ai sonte në Klan Kosova.
Haziri, ish-kryetar i Komunës së Gjilanit, të martën mbrëma foli edhe për masat ndëshkeuse që Bashkimi Evropian i ka vendosur ndaj Kosovës, pas ngjarjeve të fundit në veri të vendit.
Sipas tij, masat ndaj Kosovës mbase mund të jenë të lehta, por jo edhe të shpejta, pasi shtoi se nuk janë hequr gjer më tash, transmeton Botapress.
Haziri shtoi se Qeveria Kurti ka marrëdhënie të tensionuara më të gjithë partnerët, veçmas pas veprimeve në veri të Kosovës./Botapress.info./