Kryetari i Degës së Tretë të LDK-së, Hazir Borovci është një nga dëshmitarët e radhës që është ftuar në kudër të Dhomave të Specializuara në Hagë.
Kjo është bërë e ditur nga vetë Borovci.
“Sot udhëtova në Hagë për të dëshmuar për të drejtën e të vërtetë, për luftën çlirimtare të UÇK-së, si faqja më e lavdishme e historisë sonë kombëtare”, tha Borovci.
Borovci është kryetar i Degës së Tretë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë, e njohur edhe me emrin “Dega e Presidentit Rugova”.
Ndryshe në kuadër të Gjykatës Speciale është duke vazhduar gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.