Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, është deklaruar lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri, duke ‘’trajtuar’’ dy çështje që lidhen me mënyrat se si vendi shkon në zgjedhje të reja.
Situatë të parë, Haxhiu ka përmendur rastin nëse asnjëri prej kandidatëve nuk i merr votat e nevojshme as në raundin e tretë të procesit.
Ajo ka përmendur edhe afatin 60 ditor, si situatë të dytë, nëse fillon procesi i zgjedhjes së presidentit, përcjell Express.
‘’Unë po i trajtoj dy çështje që ndërlidhen me mënyrat se si vendi shkon në zgjedhje, në situatat aktuale.
Në situatat aktuale, vetëm në qoftë se në raundin e tretë asnjëri prej kandidatëve nuk i merr votat 61, pastaj vendi shkon në zgjedhje.
Dhe tjetra që parashihet në Kushtetutë, është në qoftes se brenda afatit 60 ditor nuk arrin të zgjidhet presidenti, prej nisjes së procedurave që i bie nëse ne do të nisnim sot, afati vlen prej sot, por meqenëse ende s’kemi nisur, ky afat nuk fillon të vlejë.
Në këtë drejtim me situatën kur nuk ka një kandidat të dytë, nëse nuk do të ketë as nesër, ne nuk mund të paragjykojmë, presim deputetët të adresojnë përgjegjësinë që kanë. Por nëse ne do të jemi me gjashtë mars e tutje, nuk përcaktohet saktësisht se çka ndodh nëse presidenti zgjidhet pas këtij afati. Sepse Kushtetuta thotë që presidenti duhet të zgjidhet 30 ditë para përfundimit të mandatit. Prandaj hyjmë në teren tjetër, shpesh quhet teren i pashkelur.’’, ka thënë ajo



Të tjera
Lajme
“Rezultatet tregojnë se vdekja e Festim Isufit ishte për arsye personale”, flet avokati i Rinës
Avokati Arianit Koci ka reaguar publikisht lidhur me
Lajme
Rekord i ri i çmimit të naftës në Kosovë, 1 euro e 94 centë një litër
Rritja e çmimit të naftës në
Aktuale
Arrestohet një person i dyshuar për krime lufte në komunën e Kaçanikut
Është arrestuar një person i dyshuar