Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se qytetarët çdo ditë e më shumë po e vërejnë paaftësinë e Qeverisë Kurti.
Ai madje ka ironizuar, në Edicionin Special, me kërkesat e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, për kursim të energjisë elektrike.
”Çdo qytetar, në çdo ditë të kësaj qeverie, po e sheh paaftësinë e saj”.
”Këta mund ta mbajnë si eksperte ministren e Ekonomisë, por situata aktuale me energjinë, deklaratat të cilat edhe qytetarët i marrin për shaka: Se me rrymë s’bon m’u nxeh, me dru jo, me qymyr jo, me pelet jo. Atëherë me çka me u nxe – me fara të kumbullave?”.