Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka reaguar pas ujdisë së Kosovës dhe Serbisë që u nënshkrua dje në Bruksel, për targat. Ai ka thënë se ky është reciprocitet me 5 euro stikers në targa, shkruan Gazeta Botapress.
Me anë të një shkrim në Facebook, Bekim Haxhiu, ka thënë se kjo ujdi është një turp për Qeverinë e Kosovës.
Tutje ai ka thënë se është dëm i pariparueshëm refuzimi i investimeve amerikane në Kosovë.
“Me refuzu investime milionëshe në gazëperçuesin amerikan dhe m’u marrë vesh me Lajçakun për 5 euro stikers është dëm i pariparueshëm për Kosovën. Legjitimimi i targave të okupatorit PR, KM, PZ, UR…etj, është hapi i parë i Albinit dhe Vuçiqit për krijimin e Zajednicës”, ka shkruar në fund Haxhiu.
Më poshtë postimi i plotë i tij. /Botapress.info/