Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu e ka quajtur të turpshme mbylljen e sotme të punimeve të seancës së Kuvendit.
Haxhiu ka thënë se kjo u bë në mënyrë të qëllimshme nga ana e pushtetit, në mënyrë që tu ikin skandaleve të Qeverisë.
“Mbyllja e punimeve të Kuvendit në mënyrën me të turpshme.
Vet pozita e bojkoton seancën duke u munduar t’i shmanget skandaleve të Qeverisë.
Klani Zdravo, sesionin mund ta mbyllin, por hajnin nuk mund ta mbulojnë me mosmbajtje të seancës.
Hajna Zdravo
Burgu i Dyzi po ju pret.
Aty mund ta vazhdoni bashkëpunimin me Radojqiqin”, shkruan Haxhiu në një postim në Facebook.
Kujtojmë seanca e Kuvendit të Kosovës e paraparë për sot në ora 11:00 është mbyllur ende pa filluar.
Kjo për shkak të mungesës së kuorumit. Mirëpo reagime të shumta ka pasur nga opozita të cilët e kanë cilësuar si veprim të menduar të pushtetit, në mënyrë që të mos ballafaqohen në Kuvend me skandalet e fundit./Botapress.info/