Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu për nder të ditë së gruas bashkë me deputetet e LVV-së ka bërë homazhe te memoriali “Heroinat” në kryeqytet.
Ajo ka shprehur se qëndrueshmëria dhe dinjiteti i të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë është forcë dhe ka kujtuar të gjitha gratë për kontributin e tyre për Kosovën.
E pyetur nga gazetarët, Haxhiu nuk ka pranuar të jap koment për pritshmëritë lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e presidentit dhe shpërndarjen e Kuvendit.
Haxhiu ka theksuar se sot në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, është më e rëndësishme të diskutohet për të drejtat, problemet dhe sfidat që përballen gratë, sesa për çështje politike ditore.
“Unë mendoj që sot më 8 mars duhet të flasim për të drejtat e grave, problemet e tyre, sfidat me ato që ballafaqohen. Për temat e tjera të politikave ditore do të kem paraqitje tjetër, ju premtoj për këtë, se natyrisht që rrethanat na obligojnë që t’i japim qëndrimet për situatën aktuale,” tha Haxhiu.
Këto komente ajo i bëri pas homazheve në Memorialin “Heroinat” në Prishtinë.
Kujtojmë se presidentja Vjosa Osmani e shpërndau Kuvendin pas moszgjedhjes së presidentit më 5 mars dhe ka konsultuar partitë për datën e zgjedhjeve të parakohshme. /Ekonomia Online



Të tjera
Uncategorized
Metodi di pagamento sicuri e veloci disponibili su Star Casino
In questo articolo esploreremo i metodi
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen