Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, tashmë ndodhet në presidencën e Republikë së Kosovës ku pritet ta marrë pozitën e ushtrueses së detyrës së presidentes nga Vjosa Osmani, shkruan Gazeta Express.
Osmani i ka uruar mirëseardhje Haxhiut, duke thënë se është lumtur që po ia dorëzon një gruaje pozitën e ushtrueses së detyrës së presidentes.
Osmani ka thënë se s’është e lehtë që të mbahen të dy pozitat, meqë një përvojë të tillë e ka përjetuar edhe vetë.
“Ju dëshiroj mirëseardhje, nga sonte në mesnatë edhe ushtruese e detyrës së presidentes së Kosovës. Ka qenë dëshirë e imja që kurdo që dalë nga kjo zyrë ta lë një grua prapa. Kjo dëshirë po më realizohet”, ka thënë Osmani, duke uruar që edhe Haxhiu ta lë pas vetes një grua presidente.
Osmani ka deklaruar se po i lë pas Haxhiut një punë të jashtëzakonshme pas 5 viteve në presidencë.




Të tjera
Lajme
Banuesi nga Prishtina mbetet në det në Velipojë për shkak të defektit në motor, shpëtohet nga Policia Kufitare
Në Velipojë Policia Kufitare i ka
Lajme
Mbytet në det 50-vjeçari në Durrës
Një shtetas 50-vjeçar është mbytur pasditen
Lajme
Këto vende do të mbesin pa rrymë nesër e pasnesër
Njoftimet nga KEDS për punimet në