Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka thënë se partia e saj ka bërë dy kompromise në përpjekje për të konstituuar Kuvendin.
Ajo akuzoi partitë tjera për mungesë të vullnetit për ta bërë këtë.
“Nëse s’ka vullnet për të konstituuar Kuvendin, natyrisht që gjithçka do të bëhet më e vështirë. Vetëm ata që e kanë përnjëmend dhe ata që bëjnë kompromise; ne i kemi bërë dy. Ta kemi një marrëveshje që e rrëzojmë bashkërisht komisionin për votimin e fshehtë e në pako kryetari dhe nënkryetarët”.
Haxhiu përsëriti deklaratat se konstituimi i Kuvendit është përgjegjësi për secilin deputet.
“Është e rëndësishme që të kemi përpjekje maksimale për të konstituuar Kuvendin. Kemi thënë dhe kjo është në aktgjykim që kjo është përgjegjësi e të gjithëve. S’mund të thotë një deputet se ‘unë kam më shumë përgjegjësi se ai tjetri’. Të gjithë kanë përgjegjësi sepse njësoj jemi”.



Të tjera
Aktuale
Të shtëna me armë në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë
Të shtëna me armë janë raportuar
Aktuale
Osmani thotë se bashkëpunimi me LDK është i bazuar në dakordime e synime për Kosovën
Kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa
Aktuale
Abdixhiku: Bashkimi është në interes të Kosovës
Kandidati për Kryeministër nga LDK Lumir