Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, tha se në Kuvendin e ri të Kosovës do të jenë gjithsej 16 komisione parlamentare.
“Sot, pas njoftimit për formimin e grupeve parlamentare, proceduam me themelimin e komisioneve parlamentare, duke i hapur rrugë funksionalizimit të plotë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Me miratimin në seancën plenare, Kuvendi i Republikës së Kosovës do t’i ketë gjithsej 16 komisione parlamentare, të cilat do të jenë shtylla kryesore e punës legjislative dhe mbikëqyrëse”, njoftoi ajo në një postim në Facebook.
Ajo tha se po nisin punën e legjislaturës X “me përgjegjësi të lartë institucionale, me bashkëpunim ndërmjet të gjitha grupeve parlamentare dhe me angazhim të përbashkët”, duke shtuar se janë “të vendosur për rezultate konkrete, gjithmonë në shërbim të qytetarëve dhe Republikës”.



Të tjera
Lajme
Abdixhiku: Po shkojmë në zgjedhje sepse pushteti kërkoi nënshtrim, ne zgjodhëm Republikën
Kryetari i Lidhjes Demokratike të
Aktuale
S’ka president të ri, Kosova shkon në zgjedhje
Deputetët e Kuvendit të Kosovës
Aktuale
Haxhiu: PDK, LDK, AAK, Lista Serbe s’janë të pranishëm, po presim nëse po kthehen
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, njoftoi