Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Albin Kurti, i cili gjatë konferencës së sotme tregoi që mbrëmë është ngrohur me batanije. Kurti në fund i përmendi emrin Haxhiut.
Kurti shpresoi që Bekim Haxhiu të mos thërras konferencë për media. Haxhiu i reagoi Kurtit duke thënë se batanija e Klinës në Binqe dhe Batanija e Albin Kurtit në shtëpinë e tij kanë të njëjtin mision: Degradimin e Kosovës në të gjitha sferat e saj.
Postimi i plotë:
Te nderuar qytetarë,
Shqetësimi im dhe i juaji se në këto ditë të ftohta dimri po hyjmë në një krizë energjetike është shumë i madh.
Në anën tjetër kryeministri i Kosovës del dhe tallet me popullin duke ju kërkuar të ngrohen me batanije.
Edhe pse kurrë s’jam pajtuar me rrenat e Albin Kurtit sonte pajtohem se ky njeri karrierën politike e ka ndërtuar nën “Batanije”.
Pra kur unë në vitin 2014 e kisha publikuar takimin e Albin Kurtit me agjentët serbë të BIA-s, në fshatin Binqe të Klinës, pak kush e besonte, sonte Albin Kurti e dëshmoi vet, në konferencë për media.
Batanija e Klinës në Binqe dhe Batanija e Albin Kurtit në shtëpinë e tij kanë të njëjtin mision: degradimin e Kosovës në të gjitha sferat e saj.
Ky kryeministër që premtonte zhvillim të IT-së e të ekonomisë, sot popullit ia ofron “batanijen”, si zgjidhje për ngrohje, në vend të energjisë.
Në vend të talljes me popullin punoni për ta zgjidhur problemin, në të kundërtën nuk rrijmë nën batanije duke dëgjuar “perlat” e juaja, por do tu dërgojmë në shtëpi e pastaj vertetë do të detyroheni ta mbuloni ftyrën e mashtrimit nën batanije.