Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka thënë se Albin Kurti tani është zyrtarisht “ministër i Shëndetësisë”.
Kjo pasi Kurti e ka themeluar Komisionin Ekzekutiv të Shëndetësisë, të cilin do ta drejtojë vetë Kurti.
Haxhiu ka uruar që energjia mos ta ketë fatin e shëndetësisë.“Tash në krye të shëndetësisë e kemi një inxhinier të dështuar të energjisë”, ka thënë Haxhiu.
Bekë Berisha: Policia e Kosovës duhet ta marrë në mbrojtje Rrahman Jasharajn
Ai po ashtu ka thënë se “gjendja e shëndetësisë nuk ka qenë për mburrje”, por thotë se “kurrë nuk ka qenë më keq se sot”.
Thotë se qindra mjekë po largohen edhe Kosova edhe për shkak të keqmenaxhimit të shëndetësisë nga Qeveria Kurti. /Botapress.info/