Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se Kodi Civili do të procedohet për votim në Kuvend këtë vit. Ajo sqaroi se këtë vit në Kosovë për vizitë do të qëndrojë një delegacion i Këshillit të Evropës, duk shtuar se institucionet duhet të dëshmojnë se janë pro avancimit të te drejtave të njeriut.
Madje ka ftuar deputetët e pozitës e opozitës që ta votojnë siç tha një dokument shumë të rëndësishëm, për çka tha se kanë diskutuar me bashkëpartiakët që janë kundër.
Gjykata liron Bedri Krasniqin nga akuza për vrasjen e dy policëve
“Unë kam thënë që brenda këtij viti do të procedohet Kodi Civil, konsideroj që është një dokument shumë i rëndësishëm dhe sidomos duke pasur parasysh që delegacioni nga Këshilli i Evropës do të vij në Kosovë gjatë këtij viti, është mirë që Kosova të dëshmoj si vend që është për avancimin e të drejtave të njeriut”.
“Ne do ta zbatojmë programin qeverisës që e kemi, do ta zbatojmë agjendën legjislative që e kemi, i ftoj deputetët e Kuvendit, që të japin mbështetje për një dokument që konsideroj që është shumë i rëndësishëm për qytetarët e Republikës së Kosovës, ne e kemi pas diskutim me deputetët e grupit tonë parlamentar, tani më së miri do ta shihni kur ky projektligj do të kaloj në Kuvendin e Kosovës”.
“Unë mendoj që do të duhej të kaloj, nuk besoj që Kosova do të ishte një shembull i mirë në qoftë se për herë të dytë rrëzohet një dokument siç është Kodi Civil, prandaj duke pasur parasysh këtë çështje, uroj që deputetët e grupit parlamentar të Vetëvendosjes dhe opozitës, sepse edhe ata njësoj e kanë për obligim ta mbështesin të njëjtin”.
Duke folur për padinë e deputetes së PDK-së, Blerta Deliu-Kodrës, ajo tha se nuk a ka parë këtë dokument, por që insiston që ajo ka keqpërdorur buxhetin e shtetit.
Madje shtoi se do t’i drejtohen Komisionit Disiplinor për shkeljen e bërë në Komisionin për Kompensimin e Viktimave të Krimit.
“Unë nuk e kam parë padinë, unë kam njoftuar Komisionin për Legjislacion që zonja Deliu-Kodra, ka qenë dhe vazhdon të jetë anëtare e Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit dhe është kompensuar në shpërputhje me legjislacionin në fuqi, ligji për kompensimin e viktimave të krimit, vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, para sheh që kompensohesh vetëm nëse merr pjesë në mbledhjet e Komisionit dhe ka rezultuar që ajo ndonëse nuk ka marrë pjesë në mbledhjet e Komisionit është kompensuar, sigurisht që për këtë mbajnë përgjegjësi personat përgjegjës në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë tashmë jemi duke i verifikuar të gjitha hallkat e personat që kanë këtë përgjegjësi dhe siguri që do të procedojnë në Komisionin Disiplinor, sepse shpërdorimi i parasë publike, keqpërdorimi i buxhetit publik është vepër penale prandaj edhe duhet të marrim përgjegjësi për këtë”.