Albulena Haxhiu bashkë me nëntë deputetë të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë për të kërkuar vlerësimin e kushtetutshmërisë së procesit të zgjedhjes së presidentit të vendit, shkruan Gazeta Express.
Ky veprim ka ardhur pas seancës së mbajtur të enjten mbrëma, kur në mungesë kuroumi Haxhiu ndërpreu seancën ku pritej të votoheshin për president dy kandidatët e VV-së, Glauk Konjufca e Fatmir Mullhaxha Kollçaku.
Në shkresën e deponuar në Gjykatë, Haxhiu me kolegë kanë kërkuar që Gjykata të detyrojë deputetët të marrin pjesë në seancë, të votojnë për president dhe të konstatojë se kanë shkelur Kushtetutën që s’kanë marrë pjesë në seancën e 5 marsit.
“Të konstatojë detyrimin e deputetëve për të marrë pjesë në votimin për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, qoftë pro, kundër apo abstenim dhe të mos pengojnë krijimin e kuorumit të nevojshëm në raundin e parë dhe të dytë të votimit, si dhe masat/sanksionet përkatëse në rast se ndodh një gjë e tillë.”, thuhet në shkresë.
Për këtë, Haxhiu ia ka bashkuar shkresës edhe emrat e deputetëve që s’kanë marrë pjesë në seancë, e ku përfshihen edhe deputetët e Listës Serbe./






Të tjera
Aktuale
Rrahje në restorant ” Evropa” në Podujevë, tre persona përfundojnë në ndalim
Një rast i lëndimit të lehtë
Ekskluzive Lajme
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në operacionin kundër Iranit – pamje
Një javë pas nisjes së operacionit
Lajme Opinione
Adriana Matoshi e VV’së kthehet në skenë, e godet Vjosa Osmanin
Deputetja e Vetëvendosjes, Adriana Matoshi, ka