Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se kryeministri Kurti dhe zv.kryeminsitri Bislimi s’do të duhej që të lejonin një situatë kur një zyrtarë i Qeverisë së Kosovës kthehet prapa pasi është futur në Serbi dhe i është dhënë leje për vizitë.
Haxhiu e ka quajtur poshtërim të Kosovës ngjarjen e sotme që ka ndodhur dhe thotë se duhet kuptuar me çfarë shteti po negociohet.
Dalin detaje të reja për kthimin e Bislimit, Janjiq: Provokimet filluan nga Merdarja
“Duhet kuptuar se me çfarë shteti po negociohet dhe të shikohet saktë e mirë rezultatet e një situate të tillë.
A ja ka vlejt që Kosova të poshtërohet në një mënyrë të tillë për të mos lejuar një zyrtar të Qeverisë së Kosovës”, ka thënë Haxhiu në Frontal.
Kujtojmë se sot, Bislimi ishte nisur për të marr pjesë në një Forum në Beograd. Por, ai u kthye mbrapsht nga policia serbe për shkaqe sigurie./Botapress.info/.